Real Madrid do të luajë sot finalen e radhës për të synuar trofeun e 15 të Champions League, trofe që si për ironi tenton ta zhvlerësojë vetë klubi “merengues” me projektin e Superligës Europiane. Skuadra e Carlo Ancelottit do të sfidojë në ndeshjen e “Wembley” rivalët e Borussia Dortmund të cilët kanë triumfuar vetëm një herë, në vitin 1997 në finalen kundër Juventusit ndërsa në tentativën e dytë kundër Bayern Munchen kanë dështuar në vitin 2013.
Në kampin spanjoll, tre mungesat më të mëdha janë ato të portierit Lunin, mesfushorit Tchouameni dhe mbrojtësit Alaba. Lunin është heroi i sfidës së dyfishtë me Manchester United duke u bërë protagonisti kryesor i kualifikimit për në gjysmëfinale ku Reali eleminoi më pas Bayernin ndërsa në krahun tjetër, kjo është finalja e dytë për Hummels dhe Reus, që të dy dëshmitarë të humbjes po në “Ëembley” 11 vite më parë. Skuadra e Edin Terzic ishte surpriza e turneut dhe arriti t’i shpëtojë grupit të “vdekjes” duke u renditur mbi AC Milan, Paris Saint Germain dhe Neëcastle United. Ata më pas vazhduan duke mposhtur PSV Eindhoven dhe Atletico Madrid në çerekfinale, përpara se të kalonin në finale duke mposhtur Paris Saint Germain. Dortmundi ka pasur shumë më tepër sukses në Evropë sesa në në Bundesligë, ku u renditën në vendin e pestë.
sfidanti.al