Ka disa momente kur jeta e kujton njeriun se cila duhet të jetë mënyra sesi duhet të kënaqet, edhe pse ky njeri mund të ketë pasur sukses shumë të madh në jetë. Rio Ferdinand është një nga këta njerëz fatlumë, që kanë kaluar një jerë përrallash falë futbollit. Gjithsesi, prej disa vitesh Ferdinand është një njeri i dëshpëruar sepse një fatkeqësi e ndau nga gjysma e jetës së tij, ish-gruaja Rebeka. Nëna e tre fëmijëve të tij u shua në 2015, ndërsa ish-mbrojtësi i Mançester Junajtidit thotë me sinqeritet se asgjë nga ato që ka fituar në karrierë nuk mundet ta ngushëllojë. “Unë nuk di sesi t’ia bëj me tre fëmijët e mi, – shprehet ai, – ata kanë nevojë të rriten, të mësojnë, dhe unë nuk e kam aspak të lehtë”. “Kur shoh fëmijët ndjej dhimbje pasi më kujtohet ruaja, – vazhdon Ferdinandi, – ulem pranë tyre dhe pyes veten nëse mund të jem ndonjëherë tjetër i lumtur”. Rio përfundon me një fjali kuptimplotë: “Unë paskam qenë shumë injorant, nuk i kisha provuar këto përvoja, ndërsa tani kam kuptuar se ekzistojnë disa njerëz fantastikë që janë gati të të ndihmojnë”.
Sfidanti.al