Dëmtohen Mesi e Mbape, do t’i ketë vallë PSG për Lajpcigun?!

Skuadra franceze ka një moment kyç të sezonit në Champions, pasi do të luajë në Gjermani dhe një humbje mund ta rrezikojë jo pak. Paris SG mund të mos ketë dy superyjet Lionel Mesi e Kilian Mbape, që të dy të dëmtuar dhe që nuk morën pjesë në seancën e sotme stërvitore. Dy sulmuesit e mëdhenj janë në dyshim të madh për ndeshjen e fundjavës në Ligën e Parë franceze ndaj Lilës, por kryesorja është ajo e mesjavës së ardhshme në Champions ndaj Lajpcigut. PSG fitoi me gjermanët 3-2 në ndeshjen e kaluar, dhe një humbje me mbi një gol diferencë, do ta vendoste në pozita inferiore ndaj Lajpcigut, në një grup ku është edhe Mançester Siti.

Sfidanti.al