Në pamje të parë, nëse nuk e njeh se kush është, të duket sikur aty është ulur një i pastrehë, një njeri i vuajtur “njeri pa njeri”, që e ka zënë nata jashtë dhe që ka uri. Të vjen keq për një njeri të tillë, por të paktën kënaqesh që ka ushqim për të ngrënë, ndërsa personazhi nuk është nga ata për keardhje, por për Zhoze Murinjon, një nga trajnerët më të pasur në botë, në mos më i pasuri. Portugezi i bëri një tjetër shërbim personal imazhit të tij duke fotografuar veten e duke e botuar foton në rrjetet sociale, ndërsa hante darkë në një shkallë fare të thjeshtë prej betoni, që nuk kishte as pllaka zbukurimi. Trajneri i Romës ishte i pezulluar për ndeshjen e ekipit të tij ndaj Kaljarit. “Nuk mund të shkoj në dhomën e zhveshjes”, – shkruajti ai.
Sfidanti.al