Notat për Junajtidin, edhe Ronaldo mezi e kalon klasën në “Old Traford”

Kur themi “është kalues”, kjo do të thotë se nuk është një nxënës i mirë dhe nuk e ngre mesataren e klasës. Kristiano Ronaldo ka marrë notën 6 nga “Deili Meili” për paraqitjet e tij deri tani për Mançester Junajtidit, e kjo nuk mund të cilësohet vlerësim i lartë për një kampion si ai. Natyrisht, ai nuk është më i keqi pasi të tillë si Pol Pogba apo edhe kapiteni Harri Megajer kanë marrë notën ngelëse 4, por gjithsesi nga CR7 pritej më shumë. Komenti i tabloidit ishte që “Ronaldo më shumë po bën dëm sesa po sjell dobi në sulm”. Të vetmit që shpëtojnë deri diku, me notat mesatare 7, janë portieri David De Gea dhe sulmuesi i ri, Mejzën Grinvud.

Sfidanti.al