Presidenti, bashkë me njeriun e tij besnik Leonardo, zbritën në tunelet e “Santiago Bernabeut” të acaruar në kulm pas eleminimit në Champions. Naser Al Helaifi iu vërsul një punonjësi të Realit, duke arritur të ulërasë deri fjalë të tilla si “unë të vras”. U desh të ndërhynin truprojat e tij dhe rojet e sigurisë në stadium, për të evituar një konflikt fizik të madh. Jo vetëm kaq, por ai pati sulme dhe kritika edhe ndaj arbitrave, ndërsa e përjetoi shumë keq eleminimin që kur ishte në tribunë. Ndërkaq, në dhomën e zhveshjes, pati sherr mes Donarumës dhe Nejmarit. Braziliani kritikoi portierin italian për fajin në pësimin e një goli, ndërsa Donaruma i kujtoi fajin e tij në golin e dytë të Realit.
Sfidanti.al