Ishte ndeshja ku katalanasit u ndëshkuan më shumë se kudo tjetër këtë sezon të kampionatit spanjoll. “El Mundo Deportivo” veçon se në sfidën në fushën e Elçes, të fituar me meritë veçse me polemika 2-1, futbollistët katalanas bënë vetëm 8 ndërhyrje të gabuara në 95 minuta, por arbitri i ndëshkoi “paq”. Lojtarët e Ksavit morën plot 6 kartonë të verdhë, dhe e përditshmja katalanase thekson se ndeshja nuk ishte aspak e ashpër. Arauho, Dembele, Dani Alvesh, Niko, Pike (në foto) dhe Memfis Depai. “El Mundo Deportivo” thotë se pavarësisht se theu rekordin e të verdhave të Barcelonës, arbitri Hernandez Hernandez mund të marrë drejtimin e finales së Kupës së Mbretit.
Sfidanti.al