Trajneri i Kroacisë e di se edhe ai vetë dhe “të zjarrtët” e tij do të kenë trysni aspak të vogël. Kombëtarja ballkanase është nënkampione e botës në fuqi, dhe jo më kot mundi Brazilin, e pra nuk mundet që të gabojë tani, në momentin më të bukur. Gjithsesi, parashikimet thonë “Argjentina”, pra favoritë cilësohen Mesi me shokë. “Argjentina do të jetë nën presion të madh, – thotë Zllatko Daliç, – do të kemi përballë një kundërshtar të fortë që udhëhiqet nga Lionel Mesi. Gjithsesi, ne nuk do të hyjmë në fushë për të humbur. Prej nesh pritet fitorja”. Luka Modriç ndërkaq thotë se do të jetë e vështirë të mbahet Mesi, por futbollistët e Kroacisë janë të përgatitur të përballen me të në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Sfidanti.al