Nuk mendohej se do të ndodhte lehtë këta vite që një futbollist të refuzonte Çelsin për të zgjedhur Liverpulin. Do të kishte qenë krejt normale deri në 2004, kur blutë ishin thjesht “një skuadër më shumë” e Premier Ligës, ndërsa Liverpuli sërish gjigandi i titujve në Angli dhe Europë, por ja që po bëhet normale sërish. Meritë ka Jurgen Klopi me stilin e tij spektakolar dhe karakterin e fortë, si dhe kualifikimii “redsave” në Ligën e Kampionëve.
Pasi siguroi Keitën (për vitin e ardhshëm), ndoshta Lemarin e Monakos, klubi i “Anfildit” ka thuajse të sigurt marrjen e Okslejd-Çembërlenit nga Arsenali. Lojtari ofensiv i Anglisë refuzoi kalimin tek Çelsi, pavarësisht se Antonio Konte ishte gati të paguante 35 milionë stërlina, aq sa kërkonte Arsenali (38 milionë euro). Të njëjtën shifër hedh në tryezë Klopi, dhe Okslejd-Çembërleni është i lumtur, ndërsa Arsenali është i detyruar të bisedojë. Dikur, Nastradini hyri në histori me trukun e palltos, tashmë “palltoja” e Klopit e ka emrin Champions.
Sfidanti.al