Championsi dhe kaosi i koronavirusit, Çelsi e Bajerni veprojnë ndryshe!

Blutë e Londrës kanë vendosur ta bëjnë një seancë stërvitore në stadiumin e Krasnodarit në Rusinë e Jugut, në prag të ndeshjes së Championsit me skuadrën e qytetit, me të njëjtit emër. Mediat britanike lëshojnë alarmin për veprimin e Çelsit, duke theksuar se rrezikshmëria e epidemisë së koronavirusit është tepër e lartë, sidomos në Rusi. Vendi i madh euroaziatik ka raportuar mbi 1.5 milionë raste me Kovid 19 dhe mbi 26 000 viktima, ndërsa kohët e fundit numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm. Ndryshe nga Çelsi, Bajerni vendosi të mos e bënte seancën stërvitore në stadiumin e Lokomotivës së Moskës. Me gjastë, bavarezët janë më shumë të shqetësuar sepse një qytet shumë i madh si Moska, me mbi 12 milionë banorë, mund të jetë vatër më e rrezikshme e koronavirusit. Çelsi ndërkaq është shprehur i kënaqur me hotelin dhe stadiumin në Krasnodar që i përmbushin kërkesat e protokollit të UEFA-s.

Sfidanti.al