Që nga largimi i Julian Nagelsmanit paskan ndodhur shumë tronditje tek Bajerni i Mynihut. Skuadra solide bavareze, një shembull sesi duhet të jetë një klub dhe ku lojtarët cilësoheshin si në një familje, duket se po e humb këtë cilësi. Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur pas disfatës në Angli ndaj Man. Sitit në Champions, pasi Sadio Mane ka goditur me grusht Leroi Sanenë, aq sa e ka gjakosur dhe është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për t’i ndarë. Ata janë acaruar me njëri-tjetrin që në fushë. Nuk dihet nëse trajneri Tuhel do të arrijë ta shërojë këtë “sëmundje” tek Bajerni.
Sfidanti.al