Çfarë përmbysjeje tek Juvja, duan të mbajnë “fort” Alegrin dhe Di Marinë!

Deri para pak ditëve, pas barazimit me Nantën në Ligën e Europës, në Torino alarmi ishte në kulm. Trajneri Alegri ishte në prag të largimit dhe po bëheshin plane për kthimin e Kontes apo edhe për të afruar Zidanin. Gjithsesi, mjaftuan dy rezultate pozitive që gjithçka të ndryshonte kryekëput. Tani, Juventusi po bën plane për të mbajtur Alegrin dhe për të pasur një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm. Kryesor është rinovimi i Angel Di Marisë që po tregon formë të shkëlqyer, mbajtja e Kiezës, shfrytëzimi siç duhet i Vlahoviçit apo Kostiçit, si dhe pjekuria e shumë lojtarëve të rinj.

Sfidanti.al