Nuk do të ishte keq duke pasur parasysh sesi qendrojnë punët, por padyshim nuk është aspak mirë për një ekip me këtë standard trofesh. Juventusi është tridhjeteca herë kampione e Italisë, por për momentin është në vendin e 9-të në Serinë A, ndërsa pësoi humbjen e katërt në 11 javë në kampionat. Disfata në Veronë krijoi pezmatim të madh tek tifozët dhe drejtuesit e klubit, ndërsa statistikat thonë se Juventusi as nuk mund ta imagjinojë titullin kur humbet 4 nga 11 ndeshjet e para në Serinë A. Vetëm në 2015-2016 me Alegrin u arrit një reagim i tillë, por ajo ishte skuadër tjetër. Siç informon “La Gazeta delo Sport” një gjë e tillë i ka ndodhur shumë brezave tek Juvja, që nga Anastazi, Betega, Kapelo, Parola, Boniperti, Çarls, Sivori, Brio, Kabrini, Shirea. Maksimumi që mund të arrihet në këto kushte është vendi i 4-ët, që gjithsesi do ta kualifikonte ekipin e Alegrit për në Champions.
Sfidanti.al