Sulmi i tmerrshëm i Pol Insit ndaj Solskjerit dhe Junajtidit!

Për vete nuk është bërë trajner dhe ndoshta nuk e njeh mirë këtë profesion, por gjithsesi e di se çfarë duhet të jetë një skuadër e madhe. Pol Ins ka qenë mesfushor i Mançester Junajtidit, me të cilin ka dalë disa herë kampion i Anglisë, po ashtu ka provuar Interin e Milanos, ndërsa ka një mendim shumë kritik për Ole Gunar Solskjerin dhe për drejtuesit e “djajve të kuq”. Ai lëshon një kritikë të fortë për të dyja palët. “Si mund të marrë një klub i tillë një trajner që bie nga kategoria me Kardifin dhe që ka si përvojë të vetme Molden në Norvegji, – thotë Insi, – si mund të drejtojë ai një nga ekipet më të mëdhenj të botë, që do të luajë ndaj skuadrave më të forta në botë? Stafi i tij teknik nuk ka përvojë, nuk dihet se çfarë bëjnë”.

Sfidanti.al