Nga Juventusi u largua me “bukë të thyer”, nga Çelsi po ashtu nuk pati aspak dashuri, përkundrazi, ndërsa vetëm me “shtetin”, pra me Federatën Italiane të Futbollit, iku duke mos bërë sherre nga posti i trajnerit të kombëtares, Antonio Konte ndoshta është në prag të largimit nga Juventusi, pas vetëm një sezoni, ndërsa fjalët që tha pas fitores me Atalantën ishin të ashpra. D’Ambrozio e Jang shënuan golat që i dhanë zikaltërve vendin e dytë, me -1 pikë nga Juventusi, por trajneri nuk e pati mendjen aty.
“Nuk më intereson vendi i dytë, – u shpreh ai, – e kam thënë edhe më parë. Duhet të fitojmë në Ligën e Europës, dhe pastaj unë do të bëj llogaritë e mia, e klubi të vetat. Shpresoj të jemi në një linjë. Mua nuk më pëlqen kur disa njerëz ngjiten në karrocë pas fitores, sepse duhet të jenë në karrocë gjithnjë. Unë dhe lojtarët kemi marrë kritika të forta gjatë sezonit. Kur flas për Interin, nuk e kam fjalën për blerjet”. Duket se Konte është prekur qëklubi nuk i ka dalë në krah në kohën e kritikave.
Sfidanti.al