Çfarë do të bësh Strakosha? Më mirë rezervë tek Çelsi apo titullar tek Fulhami?!

Blutë e Londrës mund t’i japin më shumë para, dhe padyshim do t’i ofrojnë për të veshur në fanelë të madhe. Nuk është pak për një futbollist, aq më shumë shqiptar, që të jetë pjesë e Çelsit, dy herë kampion i Europës e disa herë kampion i Anglisë, dhe këtë mundësi e ka Tomas Strakosha. Portieri i kombëtares shqiptare është në shënjestër të londinezëve, të cilët e konsiderojnë si ideal nëse portieri spanjoll, Kepa, vendos të largohet. Pra, flitet për një interes me kushte, dhe për më tepër me rolin më shumë të zëvendësuesit, pasi titullar në “Stemford Brixh” duhet të jetë francezi Eduar Mendi. Strakosha nuk është pa admirues të tjerë në Premier Ligë, ndërsa do të largohet nga Lacio pas 10 vitesh. Fulhami është thënë se e ka gati kontratën për të, me shqiptarin që ikën me parametër zero. Të shohim se çfarë do të zgjedhë ai, stolin e Çelsit apo kuadratin e portës së Fulhamit!

Sfidanti.al