Bajerni e merr Sadio Manenë, vetëm nëse Barça i jep 50 milionë euro në dorë për Levandovskin

Ky është biznesi që duan të bëjnë në “Zebener Shtrase”. Klubi bavarez, me stilin tipik gjerman, ka vendosur t’i lidhë së bashku dy transferimet për të mos u vendosur në vështirësi financiare. Bajerni i ka kërkuar Barcelonës që t’i japë 50 milionë euro për kartonin e Robert Levandovskit, dhe jo vetëm kaq, por këtë ta bëjë menjëherë. Paratë duhen dhënë në një dorë. Kështu, në Mynih mund të plotësojnë rreth 50 milionë euro që Liverpuli kërkon për Sadio Manenë. Të dy sulmuesit kanë nga një vit të mbetur në kontratë, dhe nuk dihet nëse dotë ndodhë që të transferohen atje ku kanë dëshirë, apo do të detyrohen të mbyllin detyrimin në “Alianc Arenë” dhe në “Anfild” përpara sesa të largohen si lojtarë të lirë.

Sfidanti.al