Rreth gjysma e lexuesve të tabloidit “Deili Meil” u shprehën se sulmuesi uruguajan do të jetë për të kuqtë një zëvendësues i denjë i sulmuesit nga Senegali. “Ai është një golshënues i lindur”, ishte gjykimi i tyre, dhe ishin plot 46 për qind me këtë mendim. Gjithsesi, largimi i Sadio Manesë krijon pikëpyetje dhe dyshime, pasi ai ishte një nga figurat qendrore të Liverpulit të Jurgen Klopit, ndonëse i mërziti tifozët me intervistën e tij pak ditë më parë. Plot 20 për qind e të anketuarve shkruajnë se Mane është i pazëvendësueshëm, ndërsa 20 për qind të tjerë thonë se Klopi duhet të ndryshojë stilin e lojës, në mënyrë që Nunjez të bëhet një “Mane i dytë”.
Sfidanti.al