Carlos Alcaraz fiton betejën e betejave në Paris ku për më shumë se 5 orë mundi Yanicj Sinner në finalen e Roland Garros. Në disavantazh të dy seteve dhe shumë pranë humbjes në të katërtin ku fillimisht italiani shpërdoroi tre pikë për të fituar titullin e më pas edhe shërbimin e tij, Alcaraz bëri mrekullinë në Paris Open duke triumfuar për të dytin vit rresht dhe për të siguruar slam-in e pestë në karrierë. Ka shumë zhgënjim në krahun tjetër për Sinner që pasi fitoi dy setet e parë, humbi tre të tjerët duke ia dhuruar suksesin rivalit të tij më të madh.
sfidanti.al