Një barazim dhe një fitore u mjaftonte ekipeve Gjermane në ndeshjet e kupave të europës për të siguruar distancën e duhur nga Premier Liga në renditjen e kampionateve të kontinetit tonë. Kjo renditje kishte mjaft rëndësi pasi dy kampionatet më të mirë do të kenë të drejte që të përfaqësohen me nga pesë skuadra në edicionin e ardhshëm të Champions League. Barazimi i Bajernit me Realin dhe fitorja e Borusias përballë PSG-së ka bërë që distanca e krijuar mes Bundesligës dhe Premier Ligës të jetë e pamundur për të mbushur hendekun në këtë sezon futbollistik.
sfidanti.al