Besëlidhja kalon Tiranën dhe shkon në finale

Besëlidhja ka arritur të mposhtë Tiranën për herë të tretë në këto gjysmëfinale duke siguruar biletën për në finalen e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj. Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, skuadra lezhjane e drejtuar nga Afrim Bilali nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Në periodën e parë lezhjanët kanë triumfuar 28-25, për të thelluar më tej rezultatin në periodën e dytë 21-18, duke shkuar në pushim me një diferencë prej 6 pikësh. 28-24 në periodën e tretë për të mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 99-85, që do të thotë se rezultati i përgjithshëm i gjysmëfinaleve është 3-0 për Besëlidhjen, që do të presë kundërshtarin nga çifti Teuta-Vllaznia.

sfidanti.al