Bukajo Saka është lumturia dhe buzëqeshja e Anglisë dhe Arsenalit!

Nëse trajneri Garet Sauthgejt parashikon se “tre luanët” mund të bëhen kombëtarja më e fortë e Europës e ndoshta edhe e Botës në 2024, një rol aspak të vogël në këtë mision e ka Bukajo Saka. Lojtari i krahut, që ka kaluar nga faza mbrojtëse në atë sulmuese, ishte më i miri në fushë në fitoren 2-0 të Anglisë ndaj Ukrainës në “Uembli” në eliminatoret e Europianit. Ai shënoi një gol mjaft të bukur dhe krijoi rrjetën e Harri Kejnit. Për Anglinë dhe për Arsenalin ai është një arsye e madhe për të buzëqeshur. “Topçinjtë” jo më kot po shkojnë drejt titullit të parë në Premier Ligë që nga viti 2004.

Sfidanti.al