Me 28 golat e shënuara në 48 ndeshje në Divizionin e Parë të Argjentinës, ky sulmues e ka shënuar emrin e tij prej disa kohësh në blloqet e skautëve të futbollit. Flasim për Mateo Retegin, “oriundin” që po i bën tifozët e Italisë që të ëndërrojnë, pasi shënoi 2 gola në 2 ndeshjet e para me kombëtaren. Në moshën 23-vjeçare ende nuk ka zënë vendin e duhur në botën e madhe të këtij sporti, pasi prej 3 sezonesh jepet hua nga Boka Juniorsi. Gjithsesi, Europa do të jetë shtëpia e tij e ardhshme, dhe kartoni nuk është aspak pengues, vetëm 2.1 milionë euro, pasi flasim për tregun e Argjentinës.
Sfidanti.al