Broja titullar, por Burnley humbet përsëri

Sulmuesi kuqezi, Armando Broja e ka nisur vitin 2026 si titullar me skuadrën e tij Burnley, por humbja i ka shoqëruar përsëri, e dyta radhazi, 2-0 në fushën e Brighton.

Broja luajti deri në minutën e 64-ët, pa arritur të gjejë golin, për tu zëvendësuar më pas nga Loum Tchaouna.

Burnley renditet në vendin e 19-të me 12 pikë, ndërsa Brighton është ngjitur në kuotën e 28 pikëve, vendi i 8-të në tabelën e klasifikimit.

sfidanti.al