Real Madrid në kontakt për Marc Guéhi

“Los Blancos” kanë kontaktuar agjentët e mbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guéhi, i cili shihet si një opsion serioz për verën e ardhshme.  Mbrojtësi preferon një kalim në Santiago Bernabéu, ku mund të bashkohet si lojtar i lirë verën e ardhshme, ndërsa Liverpool mbetet gjithashtu shumë i interesuar për shërbimet e tij. Gara për firmën e Guéhi sapo ka nisur… dhe Real Madridi duket në avantazh.