Zikaltërit po punojnë që huazimi i mbrojtësit zviceran, Manuel Akanji (30 vjeç) nga Manchester City të kthehet në një transferim të përhershëm.
Zikaltërit kanë në kontratë opsionin e blerjes prej 15 milionë eurosh, ndërsa lojtari ndihet shumë mirë në Milano dhe është përshtatur shpejt në qendër të mbrojtjes me tre lojtarë. Akanji është bërë një pjesë e rëndësishme e Interit, që aktualisht kryeson Serie A, duke bindur klubin për investimin përfundimtar.

