Franci Lala ka mbyllur bashkëpunimin me Luftëtarin pas vetëm disa muajsh! Mbrojtësi i qendrës, produkt i Partizanit, numëron eksperiencë me klube si Korabi, Kukësi dhe Tomori. Gjatë verës u afrua te Luftëtari, luajti 13 ndeshje në Kategorinë e Parë, por tashmë është koha për një hap të ri në karrierë. Luftëtari, nga ana tjetër, pritet të afrojë një mbrojtës të ri për pjesën e mbetur të sezonit.

