Broja tallet me Zhoao Feliksin: A nuk ishte ndeshja e kartonit të kuq?!

Për momentin, nuk mund të luajë futboll. Armando Broja është i dëmtuar dhe Çelsi e ka të pamundur të presë kontribut prej tij, por gjithsesi kjo nuk e pengon për gjëra të tjera. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte i ftuar në një konkurs në televizionin e klubit, së bashku me Zhoao Feliksin dhe lojtarin tjetër, Noni Maueke. Ata u pyetën se cila ishte ndeshja që veçojnë këtë sezon, dhe Broja nuk e pati problem që të zgjidhte sfidën e Premier Ligës ndaj Uolvesit në “Stemford Brixh” ku edhe shënoi golin e vetëm personal këtë vit.

Kur u pyet Zhoao Feliks, portugezi u përgjigj për sfidën ndaj Uest Hemit, që Çelsi e humbi 2-3, por ku ai shënoi golin e parë me fanelën blu. Menjëherë, erdhi batuta e Brojës “A nuk ishte ndeshja e kartonit të kuq”, tha shqiptari. Zhoao Feliksi e mori hakun ndaj shqiptarit pak minuta më pas kur lojtarët u pyetën sesa gjuhë të huaja fliste Tiago Silva. Broja shkroi në letër se mbrojtësi brazilian fliste portugalisht dhe gjuhën braziliane, por Zhoao Feliksi reagoi shpejt duke thënë se gjuha portugeze dhe ajo braziliane është e njëjta gjë.

Sfidanti.al