Marko Asensio, gol, asist dhe mesazh dashurie

Kështu është titulli i të përditshmes “Marka” të Madridit që komenton fitoren e Realit ndaj Seltës së Vigos në “Santiago Bernabeu”. Nuk dihet sesa kjo fitore do ta ndihmojë skuadran e trajneri Karlo Ançeloti në La Ligë, por dihet se një lojtar shumë i diskutuar si Marko Asensio është kthyer në formë. Sulmuesi i prodhuar nga Akademia e Realit shënoi gol dhe shërbeu asistin për Militaon, ndërsa “Marka” shkruan se ai pati një mesazh dashurie për tifozët. Pritet që klubi t’i japë rinovim kontrate.

Sfidanti.al