Lebroni dhe Entoni Dejvisi udhëheqin Lejkërsat drejt fitores

Skuadra nga Kalifornia e respektoi fushën e vet me një fitore që e vendos në pozita të mira për t’u kualifikuar në raundin e dytë të plej ofit. Lejkërsat triumfuan në Los Anxhelos 111-101 ndaj Memfisit dhe kryesojnë 2-1 serinë e raundit të parë. Lebron Xhejms shënoi 25 pikë, ndërsa Entoni Dejvis pati 31 pikë dhe 17 topa në tabela. Për Memfisin u kthye Xha Morat dhe ylli dha maksimumin edhe pse nuk pati fitore. Ai shënoi 45 pikë vetëm pak ditë pasi ishte i dëmtuar.

Sfidanti.al