Armando Broja më në fund po kthehet në formën e tij më të mirë fizike dhe kaq i duhet për të qenë një sulmues i denjë për Premier League. Edhe dje sulmuesi kuqezi ka qenë titullar për 75 minuta kundër Manchester United, duke luajtur mjaft mirë dhe duke bërë edhe disa veprime impresionuese me topin, edhe pse Burnley vazhdon të vuajë në ndërtimin e manovrës sulmuese. Tashmë vetëm golat janë ato që mungojnë për të thënë me siguri që Broja është kthyer frikshëm.
sfidanti.al

