Nuk e thonë kot se kur ka votime ngjallen edhe të vdekurit! Edhe futbolli i jep jetë kësaj fabule, madje ia kalon edhe zgjedhjeve politikes. Nëse anektoda e moçme zbulon se pleqtë që kanë ndërruar jetë “ngallen me letra” sa herë që ka votime, në futboll ka ngjallje me shumicë..rishfaqen shoqatat. Dhe ndodh mrekullia e zezë : një herë në 4 vite “ të vdekurit e futbollit” bëjnë ligjin dhe janë zotërit e votimeve…
As nuk është rastësi fare, që e fillojmë vitin e ri me zjedhjet e Shoqatave, që një zot e di se çfarë bëjnë në 4 vite, por, ama, kur vjen dita e madhe e kutive, skema e votes futet në sallë dhe përpihet nga ..”algoritmet” e dorës në allçi!
E besoni apo nuk e besoni, nëse Tirana, kryeqyteti, ka më shumë se 40 shoqata, më shumë se gjysma paskan propozuar për president udhëheqësin e shtrenjtë dhe të pavdekshëm , presidentin Duka! Si ka mundësi kjo dashuri patologjike, që xhelozon edhe vetë kryeministrin Rama kur tallet me mandatet e tij! Paska qënë i thellë urimi i një servili të thekur kur i tha presidentit për ditëlindje: “ Të rroj futbolli sa ju zoti Duka..” Sepse futbolli i vërtetë ka vdekur dhe nuk rron dot sa ata qe ia ben gropen…
Sfidanti.al

