Broja bëhet gati për një tjetër fillim në stol në Champions!

Goli i parë ishte një mrekulli e merituar, por gjithsesi, konkurrenca tek Çelsi është tepër e madhe. Trajneri Graham Poter është i kënaqur me sakrificat në stërvitje të Armando Brojës, veçse për ndeshjen e sotme në “San Siro” ndaj Milanit në Champions, ai besohet se do të hedhë të tjerë lojtarë si titullarë në sulm. Jo më kot, do të kthehen në 11-she yje të tillë si Stërling apo Obamejang, e me gjasë Kai Haverc do ta nisë nga stoli. Po nga stoli edhe Armando Broja, i cili është mësuar me këtë rol dhe shpreson të shkëlqejë në pjesën e dytë ashtu siç bëri të shtunën e kaluar kundër Uolvesit.

Sfidanti.al