E tillë situata në qytetin të cilit i përket kjo skuadër e shquar ukrainase. Shahtari i Donjeckut është “klient” i përhershëm i Championsit, ndërsa ka dominuar kampionatin për shumë vjet, por prej shumë kohësh e ka të pamundur të shkojë në shtëpi. Këtë e kujton sot e përditshmja “Marka”, ndërsa në mbrëmje luhet Shahtar-Real Madrid. Sfida e orës 21:00 do të jetë në stadiumin e Varshavës, ndërsa të parën në “Bernabeu”, madrilenët e fituan 2-1. Katër herë ka luajtur ekipi spanjoll me Shahtarin (apo Shahtjorin) dhe asnjëherë në stadiumin e modernizuar të Donjeckut, i cili tani duhet të jetë i dëmtuar nga lufta. Që nga 2014, ka konflikt në Donbas, dhe dy herë këto sfida janë luajtur në Kiev, një herë në Lviv dhe tani në Varshavë.
Sfidanti.al