Borussia Dortmund rikthehet te Fisnik Asllani

Borussia Dortmundi ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani, dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij nga Hoffenheimi. Sipas gazetës gjermane “Bild”, drejtuesit e Dortmundit e shohin Asllanin si një alternativë për repartin ofensiv dhe si pasues të mundshëm të Serhou Guirassyt.

Skenari që po shqyrtohet është një huazim me detyrim blerjeje, që do t’i mundësonte Dortmundit ta merrte fillimisht lojtarin në huazim, ndërsa pagesën përfundimtare ta kryente një vit më vonë. Ky ishte edhe plani i mëparshëm i RB Leipzigut, i cili kishte tentuar të arrinte një marrëveshje për Asllanin, por transferimi nuk u konkretizua.

Nga ana tjetër, Asllani raportohet se është i hapur për një kalim te Dortmundi dhe nuk do ta refuzonte mundësinë për t’iu bashkuar klubit gjerman. Megjithatë, përpara se të bëjë lëvizjen përfundimtare, Dortmundi duhet të zgjidhë situatën e sulmuesit Serhou Guirassy dhe të krijojë hapësirë në repartin ofensiv. Ndërkohë, Silvan po kërkohet nga Real Betis.

Asllani ishte shumë pranë transferimit te Leipzig disa javë më parë, por marrëveshja dështoi në fazën përfundimtare. Në mediat gjermane u raportua se shkak mund të kenë qenë testet mjekësore, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Nëse Dortmundi vendos të konkretizojë interesimin, Asllani mund të jetë një prej emrave më të përfolur në ditët e fundit të merkatos gjermane.