Rooney: Arsenali kampion, Manchester Unitedi në top-katër

Wayne Rooney e sheh Arsenalin si favorit kryesor për titullin e Premier League, ndërsa parashikon që Manchester United ta mbyllë sezonin në vendin e katërt. Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” ka vlerësuar se United duhet të përforcohet me edhe dy ose tre lojtarë për të qenë konkurrues, duke e konsideruar titullin këtë sezon një objektiv jo realist.

Rooney beson se Arsenali mund të krijojë diferencën ndaj rivalëve, ndërsa Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham pritet të jenë kundërshtarë të fortë në garën për katër vendet e para.

“Do ta pranoja vendin e katërt. Mendoj se ndoshta do të përfundojnë të katërtit, por ende mendoj se duhet të transferojnë edhe dy ose tre lojtarë”, është shprehur Rooney. Ish-sulmuesi anglez ka vlerësuar gjithashtu punën e Michael Carrick në drejtimin e Manchester United, duke theksuar se rikthimi i klubit në Ligën e Kampionëve duhet të pasohet nga konsolidimi në zonën e kreut të tabelës. Sipas Rooneyt, Manchester United ka ende nevojë për përforcime për të konkurruar me skuadrat më të forta të kampionatit, ndërsa Arsenali mbetet për të favorit kryesor për të triumfuar në Premier League këtë sezon.