Ajo që u duk si skuadra thuajse e përsosur përpara finales, sot cilësohet si një kantier ku duhet të nisë puna e rindërtimit, madje sa më parë. Futbollit nuk ka mëshirë dhe as shumë logjikë (më mirë të thuhet, ka logjikën e tij), dhe këtë po e ndjen Juventusi që mund të humbasë disa prej yjeve. Leonardo Bonuçi, njeriu kryesor i mbrojtjes, dhe pjesë e treshes difensive BBC (cilësuar si më e mira në botë), mundet të largohet. Mesazhet në Instagram të bëjnë të mendosh kështu (“krenar që isha pjesë e këtij grupi”), ndërsa Konte e pret tek Çelsi, dhe Guardiola tek Siti.
Edhe Masimiliano Alegri mund të largohet, ose të paktën e ka menduar. Një rrogë 10 milionë euro tek Paris SG, me mundësinë për të marrë lojtarë për Champions, janë tundim i fortë. Gjithsesi, nëse bie dakord me Juven për rrogën dhe përforcimet, edhe mund të mbetet në Torino.
BBC-ja megjithatë duhet riformatuar. Treshja ka moshë të përgjithshme 98 vjeç, pra gati një shekull. Barxali është 36 vjeç, ndërsa Kielini ka arritur në 32, me kontratë që të dy deri në 2018. Nëse Bonuçi (30-vjeç) largohet duhet të paktën një mbrojtës i nivelit të lartë, pasi ata që ka Juvja nuk mjaftojnë. Rugani nuk është ende gati, Benatia është i mirë për në Serinë A, por jo për t’u krahasuar me Ramosin apo Varanin. Mund të vijë Kaldara nga Atalanta, por sërish do të ishte një sforcim. Pra, duhen shpenzuar para për të blerë yje.
Sfidanti.al