Një tjetër viktimë, por kush po e vret mendjen. Sheik Tiote është tragjedia e radhës e futbollit profesionist, një sporti që ndoshta nuk mund ta meritojë më epitetin “sport”, por të quhet thjesht një biznes. Tiote, vetëm 30 vjeç, dha shpirt në fushën e stërvitjes, ndërsa ushtrohej në klubin e tij “Sipërmarrjet e Pekinit” (Beijing Enterprises). Kampioni i Afrikës i vitit 2015 nuk mundi të dilte kampion ndaj goditjes së zemrës, e cila e la në baltë, ndërsa ai la gruan e tij shtatzënë.
Sheik Ismail Tiote nuk ishte i pari futbollist profesionist që humbi jetën. Duke nisur nga viti 2003, mediat numërojnë kaq shumë fatkeqë të tjerë që ëndërruan të bëheshin milionerë dhe të jetonin si mbretër, por që patën përfundim të keq. Mark-Vivien Fo (Kamerun), Miklosh Feher (Benfika), Antonio Puerta (Sevilja), Fil O’Donell (Madhëruell), Daniel Zharke (Espanjol) dhe Piermario Morozini (Livorno) përbëjnë listën e zezë. Dikur në Shqipëri u ndalua boksi sepse shteti nuk donte që dikush të shkonte nga ringu në shtëpi me arkivol.
Futbolli vërtet që nuk mund të ndalohet, por kontrollohet mund të jenë shumë më të rrepta, dhe ndëshkimet shumë më të ashpra për ata që i shkelin këto rregulla. Jo si në rastin e mospagimit të taksave, ku yjet e futbollit vërtet detyrohen t’i japin paratë, por nuk bëjnë burgun si shumë njerëz të thjeshtë.
Sfidanti.al