“Bomba” e Realit, duhen 1.5 milionë euro në javë për Nejmarin

Natyrisht, nuk flitet vetëm për rrogën, por shifra është e padëgjuar. Gazeta spanjolle “AS” njofton se Reali i Madridit do të duhet të paguajë plot 1.5 milionë euro në javë për të siguruar shërbimet e Nejmarit nga Paris SG. Kjo përfshin rrogën e brazilianit, si edhe bonuset e tjera për sulmuesin.

Nëse flasim për 1.5 milionë euro në javë, do të thotë se Reali do të duhet të paguajë rreth 70 milionë euro pagë vjetore për superyllin e Brazilit dhe të PSG-së. Asnjëherë më parë nuk është parë e dëgjuar një rrogë e tillë, me Mesin që arrin besohet deri në 40 milionë euro në vit, dhe Ronaldo jo më shumë se 35 milionë.

Krejt skuadra e Realit ka një bordero pagash prej rreth 280 milionë eurosh në vit, ndërsa krejt rrogat e 800 punonjësve (përfshi edhe lojtarët) shkojnë në 430 milionë euro. Madrilenët janë tërësisht brenda parametrave të kërkuar nga UEFA, pasi shpenzojnë vetëm 57 për qind të buxhetit për rrogat (nga 70 për qind që lejohet), por gjithsesi shifra e re e Nejmarit mund të prishë ekuilibret në skuadër.

Sfidanti.al