Nejmari  i pari në përgatitjet e Brazilit për Kopën Amerika

Ylli kryesor i futbollit brazilian, Nejmari, mbërriti i pari me helikopter në qendrën stërvitore të “selecaos” që po përgatitet për Kopën Amerika që do të zhvillohet në Brazil gjatë periudhës 14 qershor –

7 korrik.

Në fakt, Nejmari zakonisht vonohet, kur është fjala për stërvitjet, por tani duket se e ka marrë seriozisht, sepse ai ishte i pari që mbërriti në përbërje të përfaqësueses braziliane.

Me PSZH-në Nejmari la pas një sezon, ne të cilin loja e tij ishte me hope. Sidoqoftë, ai fitoi Superkupën dhe kampionatin e Francës, por në tre konkurrimet e tjerë ai dështoi, ndërkohë që në shkurt ai u dëmtua, duke munguar në pjesën kyçe të sezonit aktual.

Sidoqoftë, Kopa Amerika mund të jetë ilaç për shërimin e “plagëve”.

Brazili nuk fitoi trofe, kur për herë të fundit ai organizoi një konkurrim të madh botëror dhe doli i katërti në Botërorin e para pesë viteve.

Tani “karokat” janë favoritët kryesorë që ta fitojnë konkurrimin më të rëndësishëm kontinental, ndërkohë që kanë edhe grupin më të lehtë në fazën e parë, ku do të luajnë kundër Bolivisë, Peruse dhe Venezuelës.

Sfidanti.al