Besuan përrallën në Vlorë, ndaj ia mbathën tek goli i dytë i Skënderbeut

Rrallë herë qëllon një gol i vetëm të ketë efekt aq dëshpërues tek publiku, sa ndeshjen që mezi e kishin pritur, ta braktisin në mënyrë virale. Kujtoni golin e dytë të Skënderbeut në Vlorë, nuk harrohet se si u shkaktua, si me komandë, vala e ikjes nga stadiumi e tifozëve vlonjatë. Përse kjo ikje kaq protestuese, kur stadiumin mezi e mbushën me premtimet gjatë javës?

Në Vlorë, siç e do zakoni i viteve të fundit, kishin treguar si të vërtetë përrallën tradicionale të fillimsezonit se “ky Flamurtar dhe trajneri Daja, janë binomi që i kishin munguar qytetit në rrugën për titull”. Ajo që përjetuan në ndeshje, jo vetëm nuk i dha shpresë, por kuptuan se Skënderbeu edhe me “gjysmë këmbe” i rrëmben flamurin nga shtepia. Nga kjo humbje s’do të mësonin asgjë humbësit , nëse do të nisnin muzikën e njohur ngushëlluese se Skënderbeu bëri vetëm golat , vodhi pikët dhe asgjë më shumë..

Ndofta me shumë tragjizëm fraza e Starovës se “ Ilir Daja duhet të shikojë vendosjen e mbrojtjes se ishte horror”, por e vërtetë kur kujton se për 90 minuta vlonjatët ia kishin besuar portën ..misionareve të gabuar. Ai i goli i dytë, që për dreq, pati efektin e një gazi kimik për shpejtësinë e largimit të tifozëve nga shkallët, lindi nga bamirësia e prapavijës vlonjate dhe u bekua si dhuratë nga kundershtari. Nga një kundërshtar që edhe pse ka përcjellur gati gjysmën e ekipit, edhe pse me gjysmë shpirti nga dënimi eropian, prapë është i zoti për t’i dëshmuar ish-trajnerit Daja se shkopi magjik i suksesit , nuk është në stolin e tij, por në fushën e tyre.
Sfidanti.al