Kur trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, doli përballë gazetarëve në stadiumin “San Siro” të Milanos, përpara sesa të pyetej për duelin e Championsit ndaj Interit, u ngacmua për lënien në shtëpi të dy prej titullarëve kryesorë. Mbrojtësi i Belgjikës, Tobi Anderveireld dhe mbrojtësi i Anglisë, Kieran Tripier, nuk u morën fare me vete në Itali.
“Është një vendim teknik”, – ishte përgjigja e shkurtër e trajnerit argjentinas, që nuk u duk aspak i qetë përpara gazetarëve, dhe me arsye. Ekipi i tij ka pësuar dy humbje radhazi në Premier, prandaj kundër Interit duhet të mos pësohet një tjetër.
Cila është, pra, e vërteta për Alderveireldin dhe Tripierin? Mediat britanike shkruajnë se Poçetino u përgjigj saktë, dhe kjo sepse dy mbrojtësit patën rraskapitje në Kupën e Botës, të cilën e luajtën deri ditën e parafundit, po ashtu ishin të shtunën në fushë ndaj Liverpulit, si dhe ishin me ekipet e tyre kombëtare në Ligën e Kombeve. Në vend të tyre do të luajnë Serzh Orie dhe Davidson Sançez.
Për më keq, Spërsat kanë edhe mungesa të tjera. Portieri Hugo Joris është i dëmtuar, ashtu si edhe Dele Ali, por edhe mesfushori Musa Sisoko.
Sfidanti.al