Shifrat e jashtëzakonshme të Harry Kane nuk ishin të mjaftueshme që Bayern Munich të arrinte në finalen e Wembley. Bavarezët u mundën në gjysmëfinale të Champions me shifrat 2-1, me përmbysje, nga Real Madrid. Siç thekson Opta, Kane është përfshirë në 12 gola në Champions të UEFA-s këtë sezon (8 gola, 4 asiste), shifrat më të mira të arritura nga një lojtar anglez në një edicion të vetëm të këtij kompeticioni. Bayern, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm.
sfidanti.al