Barcelona, shumë e fortë në Spanjë pavarësisht turpit në Europë!

Kur shënon gjashtë gola dhe pëson vetëm një, nuk mund të quhesh ekip në krizë. As kur lojtarin më të mirë të botës e zëvendëson në minutën e 60-të për t’i dhënë mundësi që të pushojë sado pak. Barcelona duket se ka larguar nga vetja tronditjen e madhe të humbjes 0-4 në fushën e Paris SG në Champions, si dhe krizën e shfaqur nga sjellja e Mesit në ndeshjen ndaj Leganjesit në ligën spanjolle.

Përballja e mbrëmjes së sotme ishte një “shëtitje” e vërtetë ndaj Sportingut të Gihonit. E filloi Mesi me golin e tij të 21-të në kampionat, duke qenë shënuesi më i mirë në 22 ndeshje të luajtura. E vazhdoi autogoli i Huan Rodrigezit, pastaj shkurtimi i diferencës nga Karlos Kastro, dhe pastaj nga rrjeta e Luis Suarezit (19 në kampionat). Pas pushimit shënuan Alkaser, Nejmar me goditje dënimi dhe Rakitiç. Barcelona ka tani 57 pikë, me një golaverazh impresionues 71 gola të shënuar (gati 3 për ndeshje) e vetëm 21 të pësuar. Shanset për të mbrojtur titullin janë ende, edhe pse Reali sërish quhet favorit.

Sfidanti.al