Thyhet Deshamps, gati rikthimi i Karim Benzema tek “Gjelat”

Pas gati një vit e gjysmë, Karim Benzema mund të rikthehet në Kombëtaren franceze, për të mbajtur sërish veshur fanellën e “Gjelave”. Trajneri Didier Deshamps edhe njëherë tjetër i ka hapur dyert grumbullimit të bomberit të Realit të Madridit, i cili nuk ka qenë pjesë e Francës për çështje që nuk kanë lidhje me futbollin, pasi 29-vjecari u përfshi në një skandal shantazhi ndaj futbollistit tjetër të përfaqësueses,  Mathië Valbuena. “Nëse vazhdon të luajë kështu do të ketë vend edhe për të Kombëtare”, ka thënë trajneri.

“Unë kam bërë vetëm zgjedhje që kanë lidhje me anën sportive”, shtoi më pas Deshamps. Pavarësisht se ai është vërshëllyer shpesh nga tifozët e Realit të Madridit, ish futbollisti i Lionit ka patur një rendiment jo të keq në këtë sezon, me 13 gola dhe 6 asist deri tani, në të gjithë kompeticionet. “Nuk do të ishte aspak çudi që Benzema të rikthehej, siç ndodhi me Lasana Diarra, i cili u bë sërish pjesë e Francës pas 5 vjetësh mungesë”, ka përfunduar trajneri Deshamps.

sfidanti.al