Sipas informacioneve të fundit, bëhet e ditur se PSG i ka vënë çmimin Marko Veratit dhe tashmë kush ka nevojë për shërbimet e italianit, duket t’i paguajë kampionëve të Francës plot 85 milionë euro. Mësfushori u bashkua me PSG-në në vitin 2012, duke u transferuar nga Peskara dhe menjëherë është kthyer në një prej lojtarëve kryesorë.
Sipas El Mundo Deportivo, klubi parizien tani e ka venduar çmimin për lojtarin, të cilit i zotëron kartonin deri në vitin 2021. Përfaqësues të Juventusit janë takuar disa herë me agjentin e lojtarit dhe interesimi i tyre është konkret. Në anën tjetër edhe klube si Bajern Mynih, Barcelona, Inter dhe Real Madrid, e kanë nën vëzhgim futbollistin.
sfidanti.al