Juventusi shpërthen portofolin për Aleksi Sançez

Juventusi do t’i rrisë fondet për blerjen e yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez, blerja e të cilit eshte bërë fiksim.

Me Kingsley Coman momentalisht në huazim te Bayern Munich dhe Simone Zaza te Valencia, në verën e 2017-s Juventus do të fitojë 40 milionë euro, pasi që të dy lojtarët e lartpërmendur do të blihen nga klubet përkatëse, transmeton Express.

Sipas Tuttosport, këto para do të përdorën për ta rritur ofertën për blerjen e Sanchez.

Sanchez i cili i i prin listës së golashënuesve më të mirë në Premier Ligë bashkë me Harry Kane dhe Romelu Lukaku, me nga 17 gola, po ashtu ka edhe tetë asiste për “Gunners”