Sipas informacioneve të fundit, bëhet e ditur se PSG i ka vënë çmimin Marko Veratit dhe tashmë kush ka nevojë për shërbimet e italianit, duket t’i paguajë kampionëve të Francës plot 85 milionë euro. Mësfushori u bashkua me PSG-në në vitin 2012, duke u transferuar nga Peskara dhe menjëherë është kthyer në një prej lojtarëve kryesorë.