Mediat katalanase ishin të lumtura pas fitores së ekipit të tyre në Napoli në Ligën e Europës. Edhe pse gjigandët e Barcelonës janë mësuar të luftojnë për Championsin, sërish momenti është i mirë pasi ekipi po e merr veten pas një krize të zgjatur. “Barcelona merr doktoraturën në shtëpinë e Maradonës”, titullon “Sport”, që shton se “Barça pati një ortek ofensiv me 11 raste të krijuara për gol në 45 minuta”. “Barcelona sërish është “dikushi” në Europë”, – vazhdon “Sporti”. Fjalë të mira për Obamejangun dhe sidomos për Traoren që pati 2 asiste. Pike bëri shaka me De Jongun, shënues goli, duke i thënë: “A po të pëlqen?” E përditshmja tjetër, “El Mundo Deportivo” harron që stadiumi i Napolit sot quhet “Maradona”: “Ekzibicion i Barçës në “San Paolo”, – shkruan gazeta, – Gavi humbet ndeshjen e parë të raundit tjetër, i pezulluar”. “Ku do të ishte Barça tani, në Ksavi do të kishte ardhur në verë”, pyet “Marka” e Madridit.
Sfidanti.al