Ish-qendërbrojtësi dhe ish-kapiteni, fitues i trofeut të madh bashkë me Kristiano Ronaldon në 2008 në Moskë ndaj Çelsit, nuk ka një mendim edhe aq të mirë për ekipin e tij të dikurshëm. “Mançester Junajtidi nuk do ta fitojë Championsin këtë vit, – tha ai duke folur si analist televiziv, – ata nuk mund të krahasohen me rivalët, nuk janë aspak pranë tyre. Favoritë për trofeun janë Mançester Siti me Liverpulin, por edhe Bajerni me Paris SG. Duhet të kesh shumë qendrueshmëri për t’ia dalë , të paktën 4-5 skuadra janë mbi Junajtidin”. Edhe legjenda tjetër, ish-mesfushori Pol Skouls, ishte kritik për “djajtë e kuq” dhe për yjet e rinj. “Skuadra ka lojtarë të rinj shumë të talentuar si Rashfordi apo Elanga, por këta të rinj nuk janë kurrë të mirë sa duhet derisa nuk fitojnë trofe”, – tha Skoulsi.
Sfidanti.al